Muriqi shënon në barazimin e Mallorcas ndaj Espanyolit

28 tetor 2022 | 23:22

Mallorca dhe Espanyoli kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Son Moix” përfundoi me rezultatin 1:1.

Vedat Muriqi dëshmoi edhe njëherë se po kalon formë të mirë këtë sezon, duke shënuar sërish gol për skuadrën e tij.

Sulmuesi kosovar shënoi në minutën e 48-të për epërsinë fillestare të vendasve. Për sulmuesin prizrenas ishte ky goli i tij i gjashtë në elitën e futbollit spanjoll.

Mallorcas fitoren ia mohoi Jose Carlos Lazo, i cili shënoi në minutën e 70-të.

Mallroca renditet në pozitën e 12-të me 13 pikë, dy më shumë se Espanyoli që pozicionohet një vend më poshtë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i zjarrëvenies ka ndodhur pasditen e sotme në…