
Kaq janë pagat e punëtorëve të “Trepçës” (Dokument)
Në opinion është krijuar një lloj perceptimi se minatorët e “Trepçës” bëjnë pjesë në kategorinë me paga më të ulëta në vend apo shpesh shikohen dhe si raste sociale.
Gazeta “Epoka e re” ka siguruar listën e pagave të 1 331 punëtorëve të “Trepçës”.
Paga në Minierat e Kizhnicës (paga neto) është 1,360.87 euro, kurse paga me e ulët është për punëtorët e sigurimit (paga neto) 398.82 euro.
Ndërkaq sipas anketës së fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) sa i përket treguesit të pagës mesatare mujore ajo sillet rreth 359 euro në muaj.
Mesatarja e pagave të punëtorëve të “Trepçës” del të jetë dyfish më e lartë se paga mesatare në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar edhe ushtruesi i detyrës së menaxhmentit të “Trepçës”, Miftar Hyseni. Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se bazuar në të dhënat e muajit të fundit mesatarja e pagës del të jetë 655 euro, kurse sa u përket punëtorëve të Stantërgut, ka thënë se paga mesatar është 767 euro.
(Albulena S. MAVRAJ)