Karabeci prezantohet te Prishtina

28 gusht 2021 | 21:10

Skuadra e Prishtinës e ka bërë edhe një tjetër transferim.

Mesfushori nga Shqipëria ka luajtur për disa klube shqiptare, kurse sot u prezantua nga kampionia e Kosovës.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

Mirë se vjen Erando Karabeci ?

Mesfushori i shquar i Superligës Shqiptare, Erando Kadrabeci ka nënshkruar me Kampionin aktual të Kosovës, Prishtina ✍?.

Prishtinë – 28 gusht 2021, Erando Karabeci, pas përvojës disa vjeçare në futbollin shqiptarë duke korrur suksese të jashtëzakonshme personale dhe kolektive, arrinë marrëveshje për bashkëpunim me kampionin aktual të Kosovës, FC Prishtina.

Për Karabecin klubi jonë i futbollit është i 5- ti në karrierën e tij futbollistike, ai ishte pjesë e këtyre skuadrave si vijon: karrierën e filloi tek Partizani ku ishte pjesë e tyre deri në vitin 2009, pastaj tek Tirana (2009-2013), prej ku huazohet tek Kukësi për dy muaj në vitin (2013) në garat evropiane, pastaj kthehet sërish te Tirana deri në vitin (2020) dhe krejt në fund kalon tek Teuta e Durrësit në edicionin e fundit (2020-2021), ku vlenë të theksohet që Karabeci me dy skuadrat e fundit në dy vitet e fundit arrin të shpallet Kampion i Shqipërisë në futboll.

*Karabeci ishte edhe pjesë e kombëtares Shqiptare në kategoritë U19, U21 si dhe në atë seniore.

“Po ndihem mjaft mirë , kam gjetë një ambient të ngrohtë, fal klubit, stafit dhe bashkëlojtarëve. Pritshmëritë me klubin, dihen që objektiv është vetëm titulli, pasi Prishtina është skuadër që gjithmonë lufton vetëm për këtë objektiv, kurse pritshmëritë personale janë të jap maksimumin tim në çdo ndeshje për të arritur këtë objektiv tradicional dhe të përhershëm të klubit. Për  Plisat, kam njohuri që janë tifozët më të zjarrtë në vend dhe sigurisht prezenca e tyre është një mbështetje shumë e madhe për ne, shpresoj të jenë sa më të shumtë në stadiumet e Superligës së Kosovës” ka thënë Erando Karabeci

#PërparaPrishtina #dashurieparëdheefunditje
#MirëseerdheErandoKarabeci
#100vjetklub
#BardhëeKaltër ??

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooi barazoi 1-1 ndaj Chelseat. Një duel i luftuar në…