Karabinierët italianë ofrojnë përkrahje për Komunën e Mitrovicës

08 mars 2018 | 16:31

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur të enjten në takim komandantin e karabinierëve, Damiano Del Gigante, me të cilin ka diskutuar për situatën e përgjithshme në qytetin e Mitrovicës.

Në këtë takim theks i veçantë iu vë vërshimeve të lumit Sitnicë, që erdhën si pasojë e reshjeve të shumta atmosferike, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme në disa fshatra, sidomos në fshatin Frashër dhe Lisicë.

Nënkryetari Mujka e ka njoftuar majorin Gigante që ekipet komunale për emergjenca kanë monitoruar situatën dhe kanë qenë në gjendje gatishmëria për të intervenuar në raste të nevojshme.

Major Daminano Del Gigante ka shprehur gatishmërinë e karabinierëve italianë të cilët veprojnë në kuadër të KFOR-it për të bashkëpunuar dhe kontribuar në lehtësimin e kësaj situatë.

Nënkryetari Mujka ka falënderuar në veçanti karabinierët italianë të cilët vazhdimisht kanë ofruar gatishmëri për të ndihmuar qytetarët e Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sergio Ramos tërhoqi vëmendjen në stërvitjen e Realit të Madridit,…