Karli Kloss bëhet nënë

16 mars 2021 | 12:05

Supermodelja e njohur 28-vjeçare, Karlie Kloss, ka sjell në jetë fëmijën e parë me bashkëshortin Joshua Kushner. Lajmin e ka bërë të ditur babai krenar përmes një postimi në rrjetet sociale, por nuk ka dhënë më shumë detaje rreth gjinisë apo emrit të foshnjës së parë të çiftit.

Joshua postoi një fotografi të fëmijës së porsalindur, fytyra e së cilit është e mbuluar por vihet re që mban një kapelë ngjyrë të kaltër, çka ka bërë të spekulohet se foshnja mund të jetë djalë.

Në tetor të vitit të kaluar u bë publik lajmi se Karlie Kloss ishte shtatzënë, ndërsa modelja dhe prezantuesja e famshme e konfirmoi lajmin një muaj më vonë. Ajo e pati ndarë një video me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku i shihej barku tashmë i fryrë.

Ish-modelja e pasarelave të “Victoria’s Secret”, u martua me Joshua Kushnerin në vitin 2018. Ky është fëmija i parë për të dy. Vëllai i madh i Joshua Kushner është këshilltari i ish-Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, i cili është njëkohësisht edhe bashkëshorti i Ivanka Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi ka shënuar një rekord të ri në karrierën…