Karrige me peshqir pranë Kuvendit ku pritet votimi i Qeverisë Hoti
03 qershor 2020
| 11:13
Hasan Mani, një qytetar i Kosovës, ka vendosur një karrige me peshqir dhe lule në sheshin e Prishtinës.
Ai këtë e ka bërë në shenjë proteste për seancën e sotme të Kuvendit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton “Klan Kosova”.
Po ashtu, ai ka vendosur edhe disa letra me shënime protestuese.



