
Kasper Hjulmand, trajner i Leverkusenit
Pas largimit të Erik ten Hag, Leverkusen është bërë me trajner të ri.
Klubi gjerman ka arritur marrëveshje me Kasper Hjulmand, ish-seleksionuesin e kombëtares së Danimarkës, për ta marrë drejtimin e skuadrës, raporton gazetari i Sky Sport, Florian Plettenberg.
Bayer nuk ka marrë në konsideratë kandidatë të tjerë në ditët e fundit, duke e bërë të qartë se Hjulmand ishte zgjedhja e parë.
53-vjeçari pritet të zhvillojë seancën e tij të parë stërvitore të mërkurën, duke filluar menjëherë përgatitjet për ndeshjet e ardhshme të Bundesligës.
Ten Hag u shkarkua pas një nisjeje të dobët të sezonit, me vetëm një pikë në dy ndeshjet e para, ndërsa drejtuesit e klubit shpresojnë që Hjulmand të sjellë stabilitet dhe të rikthejë skuadrën në rrugën e rezultateve pozitive.