Kastrati e Abrashi inspektojnë punimet në rrugën “Nënë Tereza”

04 gusht 2020 | 14:27

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me nënkryetarin Faton Jakupi dhe zyrtarë të tjerë, të hënën kanë pritur në takim ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi.

Pas takimit, ata së bashku kanë vizituar punimet në asfaltimin e rrugës “Nënë Tereza” në Kamenicë.

Kryetari Kastrati ka thënë se kjo rrugë do të shërbejë si lehtësim për lëvizjen e qytetarëve. “Kjo rrugë e cila lidhë bulevardin, shtëpinë e kulturës e rrugën dytësore rreth lumit, do të shërbej si lehtësim për lëvizjen e qytetarëve të Kamenicës. Vazhdojmë me punë për qytetarët tanë”, ka thënë Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e MEPTINIS (Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe…