Kastrati i PDK-së: Arbërie Nagavci është mediokre dhe kulmi i paturpësisë

12 prill 2024 | 15:50

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati,  ka reaguar në lidhje me Projektligjin për tekstet shkollore, i cili të premten ka marrë miratimin e Komisionit për Arsim të Kuvendit të Kosovës.

Kastrati e ka quajtur Arbërie Nagavcin ministre mediokre dhe kulm të paturpësisë.

“Arbërie Nagavci është kulmi i paturpësisë dhe e padije deri në absurd! Të orkestruar nga një ministre mediokre sot në Komisionin për Arsim deputetët e LV-së kaluan projektligjin për tekstet shkollore i cili u kontrabandua nga mazhoranca me vota të vjedhura në Kuvend. Përveç deputetëve të LV-së që vijnë nga bota e anonimatit, presionit dhe orkestrimit të kësaj loje të pistë iu nënshtruan edhe dy profesorë universitar nga LV. Totalisht me zero integritet”, ka shkruar Kastrati në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy palestinezë janë vrarë mëngjesin e 12 prillit gjatë përleshjeve…