Kastrati i reagon ministres së Arsimit: Nagavci me qasjen e saj po hedhë benzinë në zjarr

23 maj 2021 | 14:59

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguar pas ngjarjeve që janë duke ndodhur në Shipashnicë të Poshtme të kësaj komune, ku policia është përleshur me banorët e këtij fshati pas vendimit për mbylljen e shkollës në këtë fshat, në kuadër të reformave në arsim.

Kastrati  ka bërë me dije se sot kanë dërguar pajisje dhe inventar për çerdhen e Shipashnicës së Poshtme, e cila do t’ju shërbente edhe fshatrave përreth.

Në këtë kontekst, Kastrati ka akuzuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila sipas tij është duke hedhur “benzinë në zjarr”.

“Është vërtetë për keqardhje deri në ç’masë është duke u manipuluar komuniteti nga disa të badihavaxhinj. Nuk do ta besoja kurrë që në shekullin XXI një prind më përpara e dëgjon një manipulues sesa zemrën e tij për fëmijën e vet. Për më shumë, ministrja Nagavci me qasjen e saj po hedhë benzinë në zjarr. Kjo është e turpshme dhe e pafalshme”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Kastratit:       

Në Kamenicë vetëm 3.99 për qind e fëmijëve shkojnë në kopsht. 96 për               qind të tjerë apo rreth 1 400 fëmijë qëndrojnë në shtëpi. Edhe pse edukimi parashkollor është kusht i domosdoshëm për zhvillimin e secilit fëmijë, në Kamenicë jo të gjithë e kanë këtë mundësi.

Ashtu siç e kemi stërthënë, objektet e shkollave të fuzionuara do të përdoren për qëllimet më të mira për komunitetin. Dhe kështu, ne sot dërguam pajisjet dhe inventarin për çerdhen e Shipashnicës së Poshtme e cila do t’u shërbente fshatrave përreth.

Është paraparë që të punësohen rreth 12 punëtorë dhe që dy vitet e para të jenë pa pagesë për fëmijët.

Është vërtetë për keqardhje deri në ç’masë është duke u manipuluar komuniteti nga disa të badihavaxhinj. Nuk do ta besoja kurrë që në shekullin XXI një prind më përpara e dëgjon një manipulues sesa zemrën e tij për fëmijën e vet. Për më shumë, ministrja Nagavci me qasjen e saj po hedhë benzinë në zjarr. Kjo është e turpshme dhe e pafalshme.

P.S. Sipas neuroshkencëtarëve, truri i fëmijës deri në moshën 2 vjeç ka periudhën më intensive të zhvillimit, pas kësaj moshe proceset fillojnë dhe reduktohen. Prandaj, është e rëndësishme që fëmija të rritet në një ambient të pasur me informacion dhe veprime nxitëse, me bashkëmoshatarë dhe edukatorë profesional.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tragjedi godet botën e sportit. 21 vrapues humbën jetën…