Kastrati kërkon mbështetjen e Bankës Botërore për ndërtimin e tri digave në Kamenicë

17 janar 2019 | 11:42

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka pritur në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore, përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), përfaqësuesit e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZhE) dhe përfaqësuesit e Komunës së Ranillugut, me të cilët ka diskutuar për rëndësinë e ndërtimit të tri digave në këtë komune, përkatësisht për hidrosistemin Kikë-Kremenatë.

Kastrati ka thënë se Komuna e Kamenicës është një nga komunat më të varfra sa iu përket ujërave dhe ndërtimi i këtyre tri digave ujore ka rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët.

“Shpresoj shumë që Banka Botërore do të na përkrahë në këtë projekt i cili ka vlerën dhjetëra milionëshe e që ka rëndësi të madhe për qytetarët e Kamenicës”, ka thënë Kastrati.

Pas takimit, i pari i komunës, së bashku me përfaqësuesit e Bankës Botërore, të MMPH-së dhe të MZhE-së vizituan nga afër lokacionet që janë caktuar për ndërtimin e këtyre digave.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur në…