Ramosaj takon drejtorin e ri të shërbimeve publike, koordinohen për projektet që i presin

17 janar 2019 | 11:41

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim drejtorin e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Izet Zenuni, me të cilin është koordinuar për punët që do të realizohen në këtë komunë gjatë këtij viti.

“Ndonëse kjo drejtori gjatë vitit që lamë pas ka treguar rezultate mjaft të mira në azhurnimin e punëve të këtij dikasteri mjaft të rëndësishëm për komunën dhe qytetarët, Ramosaj ka mbajtur edhe një takim të veçantë me punëtorët e kësaj drejtorie bashkë me drejtorin Izet Zenuni. Bashkë janë koordinuar për mbarëvajtjen e punëve edhe gjatë vitit 2019”, ka njoftuar Komuna e Deçanit.

Sipas kësaj komune, gjatë këtij takimi është bërë me dije se Shërbimi i Zjarrfikësve tashmë është në përfundim e sipër për t’u vendosur në objektin e vet i cili gjendet në rrugën “Elez Geci-Maxhun Berisha” në dalje të qytetit të Deçanit.

Po sipas kësaj komune, Ramosaj në këtë takim ka theksuar se ky dikaster është në nivelin e duhur. Megjithatë, ai ka kërkuar që brenda vitit 2019 të ketë përkushtim më të madh për kryerjen e obligimeve komunale.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se një person…