Kastrati: Luajmë për fitore ndaj Islandës dhe Luksemburgut

18 shkurt 2020 | 19:00

Basketbollistët e Përfaqësueses së Kosovës i kanë vazhduar përgatitjet edhe të martën për dy ndeshjet parakualifikuese për Kampionatin Botëror 2023.

“Dardanët” ndeshjen e parë e zhvillojnë ndaj Islandës më 20 shkurt, kurse tri ditë më vonë përballen me Luksemburgun. Basketbollisti Erjon Kastrati ka thënë se të gjithë do ta japin maksimumin për t’i fituar këto dy ndeshje.

“Fillimisht dua të them se kam nderin dhe kënaqësinë që jam i ftuar në Përfaqësuesen e Kosovës. Siç ka thënë trajneri, duhet të përpiqemi të fitojmë në çdo ndeshje. Do të japim më të mirën nga vetja jonë në këto ndeshje”, ka thënë Kastrati.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, mund të transferohet te Borusisa…