Kastrati nënshkruan kontratën për projektin më të madh zhvillimor për Malishevën Urbane

26 tetor 2022 | 11:42

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka nënshkruar kontratën për projektin fitues, për ndërtimin e sheshit të dëshmorëve dhe transformimin e qendrës së qytetit, në kuadër të projektit madhor për Malishevën Urbane.

Kastrati nënshkrimin e këtij projekti e ka vlerësuar si të rëndësisë së veçantë, për të cilin ka thënë se ky projekt është më i madhi dhe më i rëndësishmi në gjithë rrugëtimin zhvillimor të Malishevës.

“Malisheva do të bëhet vërtetë Urbane me jetësimin e këtij projekti të jashtëzakonshëm. Qeverisja jonë do të vazhdojë të punojë fuqishëm derisa me punën tonë do të ndihet krenare Llapusha e shumë brezave”, ka thënë Kastrati.

Në fund, kryetari i Komunës së Malishevës ka uruar gjithë qytetarët e kësaj komune për këtë projekt shumë të madh zhvillimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona - Bayern Munich është ndeshje kryesore e natës së…