Kastrati nënshkruan marrëveshje me “Hidroregjionin Jugor”

29 prill 2022 | 16:28

Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim kryeshefin ekzekutiv të KRU” Hidroregjionit Jugor”, Zenel Zenelaj, me qëllim të nënshkrimit të marrëveshjes në mes të komunës së Malishevës dhe KRU “Hidroregjioni Jugor”, për shërbime të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura.

Në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe nënkryetari Vesel Krasniqi, është diskutuar edhe për hapat e menjëhershëm që palët duhet të ndërmarrin në funksion të zbatimit të plotë të kësaj marrëveshje.

Qëllimi bazë i kësaj marrëveshje është që t’i hapen rrugë konkrete bashkëpunimit rreth operimit dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore të ujësjellësit, si dhe trajtimit të ujërave të ndotura në tërë territorin e komunës së Malishevës.

Në fund të këtij takim, kryetari Kastrati dhe kryeshefi Zenelaj theksuan se do të kenë një përkushtim të vazhdueshëm, me qëllim të zbatimit të kësaj marrëveshje, e cila ofron shërbime me efektive dhe me standarde për qytetarët, duke përfshirë, lidhjen e konsumatorëve në ujësjellës, largimin e ujërave të ndotura, matjen dhe faturimin si dhe zgjidhjen e ankesave dhe kërkesave të konsumatorëve.

Gjithashtu, kjo marrëveshje mjaftë e rëndësishme për qytetarët e Komunës së Malishevës, për faktin se i hap rrugë edhe investime kapitale përmes planeve konkrete, gjithnjë në funksion të përmirësimit të shërbimeve për konsumatorët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Bashkimi Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka…