Kastrati tregon detaje rreth ofertës që ia bëri kreu i LDK-së

24 nëntor 2021 | 23:56

Kryetari në detyrë i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka folur për ofertën që lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ia bëri atij, duke e ftuar që të garojë për LDK-në për të parin e Kamenicës.

Në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7, Kastrati tha se e ka vlerësuar ftesën e Abdixhikut, por për shkak të dallimit që kanë në bindjet e tyre, Kastrati nuk e ka pranuar ftesën.

Në radhë të para nuk e kisha përmend, këtë çështje përderisa vetë Abdixhiku e ka përmend. Është e vërtet, ai më ka ftuar më ka thënë se a po na bashkohesh në LDK, dhe më ka thënë a je i interesuar të kandidosh si kryetar i Kamenicës nga radhët e LDK-së.

Por, unë I thash që për me kandidu kryetar apo dicka tjetër, nuk është suksesi ajo që kanë mem shty mu me ma përcaktu ka po dëshiroj me shku. Unë i kom bindjet e majta dhe LDK-ja është subjekt i qendrës së djathtë, e bënë të vëshitrën secilën problem se cfarë këndvështrimi e shohim. Kjo ka qenë krejt ajo”, tha Kastrati.

Kastrati shtoi se ka arritur të krijojë një profil publik e politik, pra sipas tij, është e kuptueshme pse është ftuar të bëhet pjesë e LDK-së.

“Ende është herët, por po vrehet edhe te Lumiri edhe te PDK-ja që është një interesim që përnime me bo ndryshim… E vlerësoj, edhe unë vec isha kryetar I komunës, kisha arrit me kriju një profil publil e politik edhe është e kuptushme pse edhe jom ftu”

Edhe, lideri I LDK-së, Lumir Abdixhiku, rreth dy javë më parë, në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se e ka ftuar Kastratin që të jetë pjesë e LDK-së, por ai ka refuzuar për shkak të dallimeve ideologjike që kanë.

Emisionin e plotë mund ta dëgjoni duke klikuarkëtu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sllovakia do të kufizojë lirinë e lëvizjes si pjesë e…