Kastrioti – Besa përballen në palestrën ‘Bill Clinton’

09 mars 2019 | 09:26

Derbi i madh në hendbollin e Kosovës në mes të Kastriotit dhe Besa Famgasit luhet të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Derbi luhet në kuadër të javës së 20 të Superligës A për hendbollistë. Skuadra pejane Besa ka dominuar në hendbollin kosovar në vitet e fundit duke mbledhur të gjithë trofetë, por këtë edicion Kastrioti i Ferizajt po e rivalizon fuqishëm. Madje Kastrioti prinë në tabelë me 36 pikë, dy më shumë se Besa.

Kastrioti javë më parë e mposhti Besën në Ferizaj, kurse ndeshjen e luajtur në vjeshtë në Pejë e kishte fituar Besa. Të shtunën janë edhe dy ndeshjet e tjera të Superligës A: Vëllaznimi – Prishtina (18:00), Vushtrria – Drita (15:00). Në Superligën B luhet java e 19. Dy ndeshjet zhvillohen të shtunën (nesër): Trepça – Samadrexha (18:30), Drenica – Zhegra (16:00). Te femrat luhet java e 11, kurse derbi vlerësohet ndeshja Istogu – Kastrioti që zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Shefik Surdulli Ndonëse festë nënash, grashë e vashash, Gjilani…