Kate Winslet i nxjerr “të palarat” Hollywood-it

07 prill 2021 | 10:56

Kate Winslet ka folur hapur për paragjykimin që ekziston në Hollywood për aktorët që i përkasin një orientimi tjetër seksual. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Sunday Times” aktorja tregoi se ajo njeh të paktën 4 persona të famshëm që kanë frikë ta tregojnë publikisht orientimin e tyre për shkak të karrierës.

Nuk mund ta them numrin e aktorëve të rinj që unë njoh, disa janë shumë të njohur, disa sapo kanë nisur, por janë të frikësuar nga orientimi i tyre seksual, pasi kjo  mund të ndikojë në rolet e tyre, ka deklaruar aktorja.

Ajo ka shtuar se ky paragjykim vlen më shumë për meshkujt, sepse mendojnë se ata nuk mund të luajnë rolin e një heteroseksuali vetëm sepse janë gay. Kate mendon se ata duhet ta deklarojnë publikisht, që aktorët e rinj të jenë të vetëdijshëm se çfarë i prêt dhe të përpiqen të ndryshojnë këtë fenomen.

Qëllimi i aktores nuk është të kërcënojë Hollywood-in Ajo kërkon që këta aktorë të rinj që zgjedhin këtë profesion të gjejnë një mënyrë ta thonë hapur. Sipas saj kështu do të ketë më pak paragjykime, diskriminim dhe homofobë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelet e arrestuara pak ditë më parë në Dubai për…