Zbulohet kush janë modelet që pozuan nudo në Dubai

07 prill 2021 | 10:53

Modelet e arrestuara pak ditë më parë në Dubai për shkak se u shfaqën nudo në ballkonin e një kulle në Dubai, do të dëbohen nga vendi. Ky është vendimi i autoriteteve për modelet që shkaktuan debate për shkak të mënyrës se si e realizuan setin e tyre fotografik.

Mediat e huaja bëjnë me dije se modelet ishin nga Ukraina dhe tashmë do të dëbohen nga Dubai, duke marrë masën më të lehtë të dënimit për shkeljen e ligjit.

Ato u arrestuan nga policia bashkë me një fotograf, pasi akuzohen për shthurje në publik dhe prodhim të pornografisë.

Por pas hetimeve autoritetet kanë vendosur që modelet të largohen nga Dubai. Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se modelet që u shfaqën të zhveshura po bënin një reklamë për një revistë pornografike izraelite./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Simone Inzaghi dhe Lazio do ta vijojnë bashkëpunimin ndërmjet…