Tare ‘blindon’ Inzaghin

07 prill 2021 | 10:49

Trajneri Simone Inzaghi dhe Lazio do ta vijojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre deri në vitin 2024.

Nuk ka më asnjë dyshim mbi këtë pjesë, firma mbi kontratën e re është thjesht një procedurë formale me zyrtarizimin që pritet të vijë nga momenti në moment. Inzaghi do të përfitojë nga kontrata e re 2.5 milionë euro në sezon.

Igli Tare ka bindur më në fund trajnerin për ta vijuar projektin së bashku pasi Inzaghi ishte një nga emrat më të lakuar në merkato, edhe për vetë faktin se në fund të sezonit i përfundonte kontrata. Inzaghi ishte edhe një alternativë për ta zëvendësuar Andrea Pirlo në stolin e Juves, një trajner që u lakua edhe përpara se Pirlo ta merrte drejtimin e “Zonjës së Vjetër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që përshpejtimi i shpërndarjes së vaksinave…