Katër deputetë të LDK-së rezultojnë pozitivë me COVID-19

06 korrik 2020 | 10:24

Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19.

Burime të cituara nga mediat e Prishtinës bëjnë të ditur se katër deputetët e LDK-së që kanë rezultuar pozitiv janë: Arben Gashi, Kujtim Shala, Haxhi Avdyli dhe Visar Hoti.

Sipas këtyre burimeve, Kujtim Shala është pozitiv me koronavirus prej mëse një jave. Ndërsa Arben Gashi, Visar Hoti dhe Haxhi Avdyli kanë dalë pozitivë ditëtefundit.

Arben Gashi me një mesazh publik u shpreh: “Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitivë me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor”.

Ndërsa mjeku neurokirurg Haxhi Avdyli thotë: “Meqenëse interesimi i miqëve e gazetarëve është i madh për të konfirmuar lajmin nëse jam Covid pozitv. Lajmi është i vërtetë. Më është konfirmuar që analiza ime ka dalur Covid pozitiv. Gjendja ime është e mirë dhe jam vetëizoluar sipas rekomandimeve.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në Kosovë u ka…