Katër ditë nga eklipsi i plotë diellor, në rrjet shpërthejnë teoritë konspirative

04 prill 2024 | 18:39

Katër ditë na ndajnë nga eklipsi i plotë diellor, një event i rrallë që për fat të keq nuk do të shihet dot nga Europa.

Por si gjithmonë, në prag të ngjarjeve kaq të rralla nuk ka se si të mos shpërthejnë edhe teoritë e shumta konspirative.

Në rrjetin social “X”, po ashtu edhe në “Reddit” qindra përdorues besojnë se 8 prilli do të jetë një datë e errët ku do të “kryhen shumë sakrifica njerëzore”.

Po ashtu, ata e kanë interpretuar datën 8 prill duke e lidhur me ditën e çeljes së luleve të zambakut të ujit, dhe me Vitin e Dragoit në Kinë.

Disa konspiracionistë madje i kanë bërë thirrje ndjekësve të tyre në rrjetet sociale të përgatiten duke marrë ushqime shtesë dhe ujë rezervë, në rast të një “blackout”-i të madh teknologjik.

Duhet thënë se këto teori nuk kanë lidhje me asnjë fakt shkencor, ndërsa NASA është e shqetësuar për ata që do ta vëzhgojnë eklipsin që të mbrojnë shikimin.

Eklipsi do të jetë i dukshëm në Meksikë, SHBA dhe Kanada.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mësuese ka ndërruar jetë pak metra larg banesës, teksa…