Katër klube në garë për Haalandin

19 dhjetor 2019 | 12:23

Erling Haaland shihet nga pjesa më e madhe e klubeve evropiane si sulmuesi i së ardhmes dhe të gjithë e duan.

Pavarësisht se është vetëm 19-vjeçar, ka konfirmuar se është gati të luajë në nivele të larta.

Ajo që josh më shumë është çmimi që Haaland ka mbi kontratë, 30 milionë euro, një shumë më se e pranueshme për pjesën më të madhe të klubeve. Juventusi, Manchester Unitedi dhe dy klubet gjermane Borussia Dortmund dhe Leipzig janë në garë për transferimin e sulmuesit të talentuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Bundestagut gjerman, Christian Schmidt, ka thënë se kjo…