Katër komuna nënshkruajnë Deklaratën për promovim të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve

18 korrik 2019 | 18:53

Në një ceremoni të organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), gjatë ditës së sotme, është nënshkruar Deklarata e përbashkët për të promovuar dialogun ndërmjet komuniteteve në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri dhe Podujevë.

Në këtë ceremoni, në emër të komunës së Skenderajt, deklaratën e ka nënshkruar drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Ramiz Shala.

Ndërsa, nga komuna e Mitrovicës, nënshkrimin e saj e ka bërë  drejtori i AdministratësHysen Muzliukaj.

Po ashtu, deklaratën e kanë nënshkruar edhe kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Nënshkruesit janë deklaruar se qëllimi i nënshkrimit ka të bëjë me promovimin e dialogut dhe respektimin ndërmjet komuniteteve në komunat tona po ashtu edhe në tërë Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është konkurrent për ta…