Katër raste me virusin AH1N1 në Kosovë

11 shkurt 2019 | 17:51

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë me dije se janë raportuar katër raste me virusin AH1N1 në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas komunikatës për media, ndonëse ka raste të raportuara të gripit, asnjëri nuk e kalon pragun epidemik.

“Nga 1 tetori 2018 deri sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 24 725 raste të dyshimta me grip, 4 155 raste me infeksione respiratore akute dhe 29 raste me infeksione të rënda respiratore akute. Deri sot nga Klinika Infektive janë raportuar katër raste exitus të konfirmuara me influencë AH1N1. Pacientët kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator dhe nuk kanë qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal”, është thënë në komunikatë.

AH1N1 është një lloj më i komplikuar i gripit që njihet edhe si grip i derrave.

Instituti ka dhënë rekomandime që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorin sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar…