Katër të arrestuar për djegien e flamurit në Gjilan

15 shkurt 2018 | 11:36

Policia e Kosovës ka arrestuar katër personat që dyshohet se kanë djegur dje gjatë ditës flamurin shtetëror në Gjilan.

“Policia e Kosovës njësitet hetuese përmes rrugëve operative i kanë lokalizuar dhe arrestuar katër persona të dyshimtë, ata janë intervistuar edhe nga prokurori i shtetit”, është thënë në njoftimin për medie të Policisë.

Sipas këtij njoftimi, prokurori ka urdhëruar që ndaj këtyre katër personave, shqiptar shtetas të Kosovës të hapet rast “prishje e rendit dhe qetësisë publike” pasi besohet se ata në bashkëveprim në një lokal mbrëmë në qytetin e Gjilanit kanë djeg një flamur shtetëror të Republikës së Kosovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtinë, 14 shkurt - Më 13 dhe 14 shkurt në…