Katër të lënduar në një aksident trafiku në Dragobil të Malishevës

29 janar 2024 | 20:27

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Dragobil në Malishevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

Ai ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 16:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Dragobil-Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për katër persona të lënduar”, tha ai.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër ka mbajtur…