Katergorizimi i ri, 14 komuna në zonë të kuqe

05 mars 2021 | 15:35

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ka bërë katergorizimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së.

Sipas MShj-sw, nga sot deri më 12 mars, 14 komuna do renditen në zonë të kuqe.

Komunat janë: Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Kllokoti, Mitrovica e Jugut dhe Lipjani.

Rangimi i ri është bërë sipas zonave, bazuar në rezultatet e IKSHPK-së.

Në zonën e verdhë janë 13 komuna si: Vushtrria, Podujeva, Ferizaj, Deçani, Vitia, Rahoveci, Graçanica, Prizreni, Novobërda, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja dhe Istogu.

Ndërsa, në zonë të gjelbër mbesin: Skenderaj, Klina, Drenasi, Dragashi, Juniku, Malisheva, Mamusha, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi dhe Ranillugu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se…