Katy Perry akuzohet për ngacmim seksual

13 gusht 2019 | 15:47

Këngëtarja Katy Perry është duke u përballur më një akuzë shumë të rëndë.

Aktori dhe modeluesi 38-vjeçar, Josh Kloss ka rrëfyer se Perry e ka ngacmuar gjatë xhirimeve të këngës së saj.

Ai ka treguar se në fillim këngëtarja ishte treguar e sjellshme, por më vonë mënyra se si fliste nuk i kishte pëlqyer aspak.

Josh Kloss ka thënë se këngëtarja ia kishte hequr pantallonat në sy të miqve të saj dhe se në ato momente ai ishte ndjerë shumë i turpëruar.

Më pas ai ka shpjeguar se pse vendosi të fliste pikërisht në këtë moment, që kanë kaluar gati 9 vite që nga koha e xhirimeve të videoklipit.

“E them këtë gjë tani sepse kultura jonë po përpiqet të provojë që meshkujt e fuqishëm janë pervers. Por edhe femrat me fuqi janë po aq të shpifura”, është shprehur Klossi.

Katy nuk ka reaguar akoma në lidhje me këtë çështje.

Image result for josh kloss

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentët e Kolegjit AAB të Fakultetit të Infermierisë, përveç përvojave…