Katy Perry shfaqet me ish-bashkëshorten e partnerit

30 janar 2023 | 15:44

Katy Perry dhe Miranda Kerr kanë pozuar së bashku në tapetin e kuq të ceremonisë të 20-të të “G’Day USA Arts Gala” në Los Angeles. Të dyja dukeshin yje, të buzëqeshura dhe të lirshme pranë njëra-tjetrës.

Nëse nuk e dini, Miranda Kerr ka qenë e martuar me Orlando Bloom dhe ka një djalë 12-vjeçar, të quajtur Flynn me aktorin, ndërsa Katy Perry aktualisht është e fejuar me Bloom dhe kanë së bashku një vajzë 2 vjeç, me emrin Daisy.

Por, e shkuara nuk i pengon aspak vajzat për të pasur një raport të shëndetshëm dhe respekt reciprok. Në një episod të podkastit “Moments With Candace Parker”, Kerr ka folur për Perry me fjalët më të mira.

Marrëdhënie për t’u pasur zili: Katy Perry shfaqet me

“E dua Katy-n. E dua më shumë se sa thjesht partnerja e babit të Flynn”, tha modelja, duke shtuar se tanimë, ish-bashkëshortin, Orlando Bloom e konsideron si “një vëlla acarues”. (Yeah, ok Klaudia Pepa).

Gjithashtu, Miranda është shprehur se është shumë e lumtur që Orlando ka gjetur Katy-n. “Jam shumë mirënjohëse që Orlando dhe Katy kanë gjetur njëri-tjetrin. Jam mirënjohëse që unë kam gjetur bashkëshortin tim fantastik dhe që e respektojmë vërtet njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.

Por, edhe Katy Perry ia ka kthyer nderin, duke mbështetur markën e kujdesit të lëkurës së Miranda-s, sa herë i është dhënë rasti. “Një ndër gjërat më të mira e të qenit e afërt me Miranda-n është se kam shansin të provoj të gjitha produktet, sidomos kur djali i saj m’i sjell me çantë shpine”, tha Katy.

Ja pra, shembulli konkret i një marrëdhënieje të bukur dhe për t’u pasur zili. Bravo goca!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finlanda ende shpreson t’i bashkohet NATO-s së bashku me Suedinë,…