Kazakistani shënon fitore spektakolare ndaj Danimarkës
Kazakistani ka bërë befasi duke shënuar fitore me përmbysje ndaj Danimarkës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar në “Astana Arena” përfundoi me rezultatin 3:2.
Kombëtarja daneze ishte duke udhëhequr me dy gola epërsi pas pjesës së parë, falë golave të shënuar nga Rasmus Hojlund (21’, 36’).
Por, vendasit ia dolën të përmbysnin gjithçka në mënyrë spektakolare në pjesën e dytë.
Bakhtiyor Zaynutdinov (73’) shënoi fillimisht nga penalltia, teksa Askhat Tagybergen (86’) shënoi për të barazuar shifrat.
Vetëm tre minuta më vonë Abat Aymbetov (89’) shënoi për t’ia siguruar ekipit të tij pikët e para, pas humbjes ndaj Sllovenisë ndeshjen e kaluar.
Pas dy ndeshjeve në Grupin H, Kazakistani renditet i katërti momentalisht me 3 pikë, aq sa ka edhe Danimarka si e dyta.