KB Bashkimi ndan rrugët me Brian Fitzpatrick
29 nëntor 2022
| 15:44
KB Bashkimi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me basketbollistin Brian Fitzpatrick. Prizrenasit kanë bërë të ditur se me basketbollin e huaj kanë arritur marrëveshje të dyanshme.
“Me marrëveshje të dyanshme KB Bashkimi dhe Brian Fitzpatrick kanë ndarë rrugët. Falënderojmë për kontributin e dhënë dhe i dëshirojmë shëndet dhe suksese të reja në karrierë dhe në jetë”, thuhet në njoftim e klubit prizrenas.



