KB Prishtina mëson kundërshtarët në FIBA Europe Cup

11 tetor 2018 | 13:56

Pas përfundimit të kualifikimeve për FIBA Europe Cup, janë caktuar grupet në këtë garë evropiane në të cilën bën pjesë edhe Z Mobile Prishtina.

Prishtina sivjet do të bëjë gara ndaj Bakken Bears, ekipit më të trofeshëm në Danimarkë dhe është pjesëmarrës i rregullt i garave evropiane. Përveç danezëve në grupin E, klubi nga Kosova do të përballet edhe me Cherkaski Mavpyn e Ukrainës dhe Seaua Bucuresti nga Rumania.

“Bakken Bears janë skuadra më e trofeshme në Danimarkë me 16 tituj e 11 Kupa. Kampioni aktual i Danimarkës është pjesëmarrës i rregullt në garat evropiane dhe vitin që lam pas ishte edhe në TOP 4 ekipet e FIBA Europe Cup, ku humbi në gjysmëfinale. Cherkaski Mavpy, kampion aktual në Ukrainë, ku dihet se basketbolli në shtetet e ish Bashkimit Sovjetik është sport mjaft i zhvilluar. Ukrainasit gjithashtu kanë marrë pjesë edhe më herët në garat evropiane, si FIBA Euro Cup dhe FIBA Europe Cup”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Steaua Bucuresti emër i njohur në sportin evropian. 21 herë kampion i Rumanisë dhe dikur ishte renditur e treta në Euroleague. Traditë të madhe në basketboll si në Superligën rumune, ashtu si edhe dy ekipet tjera të grupit, me eksperiencë të madhe në Evropë. Z Mobile Prishtina në ndeshjen e parë më 16 tetor, e pret kampionin ukrainas Cherkaski Mavpy.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkimet po vazhdojnë për pas përmbytjeve në Spanjë, Itali dhe…