KB Prishtina përforcohet me Tyron Harris

22 shtator 2023 | 14:03

KB Sigal Prishtina ka njoftuar se është përforcuar me basketbollistin Tyron Harris. 31-vjeçari, që luan në pozitën e organizatorit, në Prishtinë vije pas përvojës në Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Turqi dhe Rusi.

“Amerikani Ty Harris, 31-vjeçar vjen në kryeqytet pas përvojës në shtete të ndryshme si Bosnje, Maqedoni Veriore, Turqi dhe Rusi. Harris në sezonin 2020/21 është shpallur MVP i sezonit në Ligën Ballkanike me skuadrën TFT, me mesatare 18.6 pikë, 7.5 asistime. Së fundmi Harris ka qenë pjesë e skuadrës Dynamo Vladivostok në Rusi”, thuhet në njoftimin KB Prishtina.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në veri të Kosovës ka rreziqe të sigurisë dhe krizë…