KB Prishtina vazhdon me përforcime

16 gusht 2022 | 15:41

Klubi i basketbollit Prishtina vazhdon të bëjë përforcime të mëdha para fillimit të sezonit të ri. Kryeqytetasit e Kosovës kanë njoftuar të martën se i kanë siguruar shërbimet e basketbollistit amerikan, Dustin Thomas.

Ai luan në pozitën e alo-qendrës, ndërsa sezonin e kaluar ishte zgjedhur “MVP” i Ligës Ballkanike. Prishtinasit i kanë uruar mirëseardhje basketbollistit, nga i cili presin shumë në edicionin që vjen.

Kryeqytetasit synojnë të rikthehen në majat e futbollit kosovar dhe të kenë paraqitje të suksesshme edhe në garat evropiane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mënyrë që t’i zbusë pasojat e krizës energjetike, KEDS…