KB Prishtina zyrtarizon trajnerin e ri

28 dhjetor 2019 | 16:33

Klubi i basketbollit Prishtina,  ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri.

Pak minuta pas njoftimin për ndërrimin e rolit të Bujar Locit, tek Prishtina i cili tanimë pritet të jetë ndihmës trajner, klubi nga kryeqyteti ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës.

Teo Hojc do të jetë trajneri i ri i Prishtinës, bëhet e ditur nga klubi bardhe e kaltër.

“Slloveni Hojc, do jetë kryetrajner i klubit për pjesën e dytë të kampionatit. Teo Hojc së fundmi ishte trajner në klubin e njohur sllovak, Patrioti Levice ku për katër vite në drejtim të këtij klubi arriti të fitoj titullin në sezonin 2018 dhe kupën në sezonin 2019”, shkruan në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, klubi i Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bredhi apo jo që njihet gjerësisht si pema e Krishtlindjes…