KB Trepça përforcohet me Dardan Kapitin

07 gusht 2023 | 12:12

KB Trepça është përforcuar me basketbollistin e Përfaqësues së Kosovës, Dardan Kapiti. 23-vjeçari në katër sezonet e fundit luajti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai së fundmi ishte pjesë e Eastern Kentucky në NCAA D1.

Kapiti te kjo skuadër luajti me mesatare prej 4.5 pikëve e 2.4 kërcimeve për ndeshje.

“Dardan Kapiti në Trepçë. Qendra kosovare, Dardan Kapiti i bashkohet Trepçës nga ekipi Eastern Kentucky liga e kolegjeve NCAA D1”, thuhet në njoftimin e Trepçës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja Oriola Marashi konsiderohet padyshim një prej femrave më të…