
KB Ylli sonte e kanë sfidën e parë në FIBA Europe Cup
12 tetor 2022
| 11:55
Golden Eagle Ylli sot (e mërkurë) do ta ketë ndeshjen e parë në grupet e FIBA Europe Cup. Kjo është paraqitja e parë për therandasit në këtë garë.
Kampionët e Kosovës do të përballen me skuadrën izraelite Hapoel Nofar Galil Elion. Sfida zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ndërsa do të transmetohet në platoformat Art Motion & Kujtesa. Në këtë grup janë edhe dy skuadrat gjermane Brose Bamberg dhe Niners Chemnitz.
Ylli garon në FIBA Europe Cup, pasi në kualifikimet e Ligës së Kampionëve ishte mundur nga Benfica e Portugalisë. Derisa kjo është paraqitja e parë për kampionët e Kosovës në këtë garë, shpresojnë në paraqitje të mira, edhe pse do ta kenë shumë vështirë.