KDI-ja: Praktikat e dhunshme nuk kanë vend në Kuvend

21 mars 2018 | 14:32

Drejtori i Institutit Demokratike të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se praktikat e dhunshme nuk kanë vend në Kuvendin e Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që të garantojnë ambient të përshtatshëm për votim të lirë të deputetëve të Kuvendi të Kosovës.

“Praktikat e dhunshme nuk kanë vend në Kuvend. Pengimi i vullnetit të deputetëve  është i papranueshëm. Institucionet shtetërore duhet të garantojnë ambient të përshtatshëm për votim të lirë të deputetëve”, ka shkruar Kryeziu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ratifikimi…