KDI: MAPL të ndërmarrë hapa në evitimin e problemeve me uebfaqet e komunave

05 gusht 2022 | 16:36

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në proces të matjes dhe vlerësimit të transparencës komunale, që nga janari deri më tani ka hulumtuar dhe dokumentuar publikimin dhe të dhënat e ndryshme të publikuara nga ana e komunave në ueb faqet e tyre zyrtare.

Ndër mundësit e vetme për qytetarët e komunave përkatëse në ofrimin dhe qasjen në informata publike, gjatë monitorimit të punës së institucioneve lokale, monitoruesit e KDI-së kanë hasur në vazhdimësi në pengesa për t’ju qasur informatave të publikuara nga komunat, si shkak i mos funksionimit adekuat të tyre.

Uebfaqet e komunave, tash e sa kohë vazhdojnë të kenë probleme të tilla të mos funksionimit. Ky shqetësim është paraqitur në vazhdimësi edhe nga zyrtarët e nivelit lokal gjatë procesit të monitorimit dhe vlerësimit të transparencës së institucioneve lokale gjatë periudhës së parë të vitit 2022 nga ana e KDI-së.

Të menaxhuara nga institucionet qendrore, dhe në pa mundësi që të kërkohet përgjegjësi nga niveli lokal për të reflektuar në problemin aktual që kanë ueb faqet e komunave, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kërkon nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe institucionet tjera përgjegjëse që të ndërmarrin hapa urgjent në evitimin e problemeve të paraqitura së fundmi me ueb faqet e komunave.

Në të kundërtën, qytetarët e komunave do të kenë vështirësi në marrjen e informacioneve lidhur më proceset vendimmarrëse në komunat e tyre përkatëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin…