Kë do ta mbështesë Nisma në Prizren?
26 tetor 2025
| 10:16
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, të shtunën ka takuar strukturat e partisë në Prizren. Këtë e ka bërë të ditur vet Limaj përmes një fotografie që e ka publikuar në rrjetin social “Facebook”.
“Këtë fundjavë u takuam për kafe me ekipin e Nismës në Prizren dhe biseduam për idetë e reja e hapat e ardhshëm”, ka shkruar Limaj.
Kujtojmë se kandidatja e Nismës për kryetare të Prizrenit ishte Albulena Balaj, e cila në zgjedhje ka dalë e pesta me 1,170 vota, duke siguruar një asamblist në Kuvendin Komunal të Prizrenit.
Ende nuk dihet zyrtarisht se kë do ta mbështesë Nisma në balotazhin në Prizren, ku në raundin e dytë për kryetar të komunës garojnë Shaqir Totaj nga PDK-ja dhe Arban Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje.



