KE-ja fton vendet anëtare për më shumë kujdes me “vizat e arta”

23 janar 2019 | 11:32

Komisioni Evropian(KE) do të publikojë sot një raport ku do t’i kërkojë shteteve të BE-së të jenë më shumë vigjilente në dhënien e “vizave të arta”, këtyre mekanizmave kombëtarë mjaft të diskutueshëm që i mundësojnë investitorëve të pasur të drejtën e përfitimit të lejeve të qëndrimit apo edhe të shtetësisë evropiane.

“Kjo praktikë, me tepër e përdorur nga shtetasit kinezë, rusë apo amerikanë të pasur paraqet një sërë rreziqesh, në aspektin e sigurisë, të pastrimit të parave apo deri tek evazioni fiskal”, thuhet në raporti, sipas medieve evropiane.

Komisioni do t’i kërkojë në këtë mënyrë shteteve të Bashkimit Evropian të jenë më pak tolerante gjatë shqyrtimit të kandidatëve, dhe të jenë më shumë transparent për mënyrën e dhënies së këtyre privilegjeve, duke drejtuar gishtin nga disa OJQ, origjina e disa skandaleve.

Shtete si Malta, Qipro dhe Bullgaria janë veçanërisht në qendër të vëmendjes për sistemet e tyre që mundësojnë në këmbim të investimeve të drejtën e marrjes së shtetësisë dhe të lëvizjes së lirë në BE.
Shtete të tjera, më të shumta në numër i mundësojnë investitorëve për të fituar jo vetëm të drejtën e shtetësisë por edhe të lejeve të qëndrimit./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, është takuar me…