Prishtina dhe Microsoft do të bashkëpunojnë për përmirësimin e cilësisë së shërbimit

23 janar 2019 | 11:26

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, është takuar me menaxherin e Microsoft për Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje, Sokol Vladi, me të cilin ka diskutuar mundësitë e bashkëpunimit mes kryeqytetit dhe Microsoft-it.

Digjitalizimi i proceseve të punës, menaxhimi i informatave të brendshme, zbatimi i teknologjive të reja të Microsoft; ishin disa nga temat kryesore të këtij takimi.

Ekzekutivi i kryeqytetit po angazhohet në vazhdimësi që të ngritë standardin e shërbimit përmes shfrytëzimit të hulumtimeve shkencore dhe përparimit teknologjik.

Në këtë takim është theksuar se qytetarët e Prishtinës do të përfitojnë shumë nga zbatimi i teknologjive të reja në shërbimet që ofron administrata.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telekomi i Kosovës dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale…