Mbrëmja e maturës: Qeni kafshoi profesorin, por festa vazhdoi
24 maj 2026
| 21:26
Nga vendi ku punon drejt parkingut ku kishte makinën, janë veç rreth 20 metra.
Por, të premten, profesorin e Matematikës, Shaip Koraçi, teksa bëhej gati të nisej për të festuar mbrëmjen e maturës me nxënësit e tij, u përball me një telash.
Përkundër kësaj, ai nuk u ndal dhe ashtu me plagë, nuk deshi të prishë mbrëmjen për maturantët e Kaçanikut.
Dhe, meqë pantollonat, siç tha, nuk ishin shqyer shumë, profesori nuk llogariti që do të kishte ndonjë problem.
Kjo derisa plaga dhe infektimi prej saj, kishte filluar t’i reagonte.
Qentë endacakë, sipas tij, janë shndërruar në rrezik edhe për nxënësit e shkollës profesionale të qytetit dhe të tjerave përrreth. /Klan Kosova



