KEDS del me këshilla për kursimin e energjisë elektrike

19 gusht 2022 | 21:16

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), ka publikuar disa këshilla për kursimin e energjisë elektrike, në një kohë që konsiderohet si krizë botërore e energjisë.

Këshillat e KEDS janë destinuar kryesisht për amvisërinë, që vlerësohet si shpenzuesi më i madh në vend.

“Amvisëria si një ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike mund të kontribuojë shumë në uljen e konsumit, sidomos aty ku ka mundësi të madhe të kursimit. Nëse çdo konsumator kursen energji elektrike për vete dhe familjen e tij, ne në fakt jemi duke kursyer energji edhe për konsumatorët e grupeve të ndjeshme, të cilëve mund të ju nevojitet energjia elektrike më shumë se kurrë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Sipas ekspertëve të KEDS, këto janë disa nga masat që konsumatorët shtëpiak duhet t’i ndërmarrin për ta kursyer energjinë elektrike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pushimet e verës ka rreth dhjetë ditë që i kanë…