KEDS-i mobilizon dhjetëra ekipe për të sanuar avaritë e shkaktuara si pasojë e motit të ligë

22 qershor 2021 | 07:58

Pasditja e së hënës u përcoll me ndryshime të shpejta atmosferike, ku reshjet e vazhdueshme të shiut të përcjella me erëra të fuqishme, shkaktuan avari edhe në rrjetin elektrik.

Zonat më të prekura janë: Lipjani, Ferizaji dhe një pjesë e Pejës.

KEDS-i ka njoftuar se ka angazhuar menjëherë dhjetëra ekipe të cilat kanë dalur në terren dhe po punojnë që sa më parë të rikthejnë furnizimin me energji në zonat e afektuara.

“KEDS u bën apel konsumatorëve që në rast se shohin ndonjë avari në rrjet, asesi të mos afrohen por të telefonojnë Qendrën e Thirrjes në 080079100”, thuhet në njoftimin për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter…