KEDS-i pjesë e rëndësishme e konferencës së CIGRE-së

08 nëntor 15:59

Drejtori gjeneral i KEDS-it, Alper Erbas është nderuar me mirënjohje nga ana e një prej organizatave më prestigjioze në botë të Sistemeve Elektroenergjetike, CIGRE. Kjo u bë gjatë fillimit të punimeve të komitetit të CIGRE Kosova, që po zhvillohet këto ditë në Prishtinë. “Jam krenar që si inxhinier dhe drejtues i KEDS-it jam pjesë e konferencës së parë të CIGRE-s në Kosovë”, ka thënë Erbas pas pranimit të mirënjohjes.

Konferenca e pare e CIGRE-s në Kosovë ka filluar më 6 nëntor dhe do të zgjasë deri më 9 nëntor.

Pjesë e saj janë edhe kompani prestigjioze botërore, përderisa KEDS-i është sponsor i artë.

Drejtori komercial i KESCO-s, Hasan Gokalp Cinbis ka folur rreth çmimeve të energjisë elektrike dhe punëve që po bën KEDS/KESCO për adoptimin e Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë.

“Kosova ka nevojë për më shumë investime të huaja për të zhvilluar ekonominë dhe për të krijuar vende të reja pune. Çmimet e rregulluara të tarifaveve, statistikisht janë më të lirat në Evropë dhe padyshim çmimet e energjisë elektrike janë parametra shumë të rëndësishëm për investitorët. Mekanizmat tradicional duhet të jenë të dizajnuar për përfshirje brenda vetes edhe burimet e ripërtritshme në atë mënyrë që edhe konsumatorët jo-shtëpiak të mbrohen nga rritjet e paparashikueshme të energjisë elektrike”, ka thënë Cinbis.

Një prezantim për të arriturat gjashtëvjeçare të KEDS-it prej fillimit të operimeve në Kosovë, në emër të kompanisë e ka bërë Iliriana Hajdari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka…