KEDS-i pritet të investojë këtë vit në gjashtë fshatra të Malishevës

16 prill 2019 | 13:00

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka zhvilluar një takim pune me kryeshefin ekzekutiv të KEDS-it, Alper Erbas dhe ekipin e tij, Avni Alidemaj, këshilltar ekzekutiv në marrëdhëniet qeveritare, si dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të distriktit të Gjakovës, Kreshnik Sokoli.

Begaj ka njoftuar të pranishmit se komuna e Malishevës ka 43 fshatra dhe një popullsi me mbi 60 mijë banorë, me institucione, shkollore, shëndetësore, ekonomi familjare, biznese, etj.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se nga viti 2012, kur është kërkuar që të ngritët një nënstacion energjetik prej 110 KW, ende nuk është filluar. “Edhe sot në këtë takim ju po premtoni se kërkesa është vazhduar në disa vite me radhë, por kjo pritet të filloi veç në fundvitin 2021, mirëpo ne kërkojmë me ngulmë dhe kemi shumë bazë të argumentuese se kërkesa për shtimin e energjisë si për konsumatorë familjarë, biznese është në rritje, por furnizimi me energji stabile është edhe parakusht për zhvillim ekonomik dhe rritje në mirëqenien familjare”, ka thënë Begaj.

Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i KEDS-it, Alper Erbas, ka thënë në Malishevë deri tash janë investuar më shumë se dy milionë euro në fushën energjetike. “Jemi në vazhdim të investimeve edhe sot. Sapo kemi filluar me investime në Ujëvarë të Mirushës, do të vazhdojmë në Carrallukë, Drenoc, Stapanicë, Plloqicë e Ulët etje, pra këto janë prioritet që ka dhënë komuna e juaj e cila shprehi gatishmërinë për partneritet edhe për të ardhmen, që të na ofroi lehtësira që ne të investojmë”, ka thënë Erbasi.

Në fund të këtij takim janë pajtuar se kërkesa e qytetarëve për nevoja energjetike ka shënuar rritje dhe se do të bëhen planifikime për të ardhmen që të përmbushen këto kërkesa edhe pse hulumtimet nuk e tregojnë qëndrueshmëri në këtë fushë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit për…