KEDS-i, sponsor i FFK-së

05 mars 2021 | 17:00

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sot priti në takim drejtorin Ekzekutiv të Divizionit të Rrjetit KEDS, Alpin Dogan, me bashkëpunëtorët e tij, e ku i pranishëm ishte edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.

Me këtë rast u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe kompanisë KEDS. Të dyja palët u pajtuan për partneritet në disa fusha, e të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e futbollit të Kosovës, njëherësh janë me interes të dyanshëm.

“Karakteri primar i këtij memorandumi është sponsorizimi, me ç’rast KEDS do ta ndihmojë FFK-në për sigurimin e mjeteve teknike, siç është instalimi i një trafoje me linjë të veçantë për Kampin Edukativ Sportiv në Hajvali. Partneriteti me KEDS-in mundëson edhe lehtësimin e tarifave të energjisë elektrike në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, si dhe lehtësira në të gjitha aspektet të cilat i përkasin kompanisë KEDS. Si kundërvlerë kjo kompani tash e tutje do të jetë sponsore zyrtare dhe do të ketë hapësirat e saj reklamuese në të gjitha aktivitetet e FFK-së”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
06.03.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…