Kehreri infektohet me Covid

10 janar 2021 | 17:10

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Thilo Kehrer, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije klubi parisien përmes një komunikate në faqen e klubit.

Kehrer luajti 90 minuta të plota në barazimin 1-1 të PSG-së me Saint-Etienne të mërkurën, ndeshja e parë e Kampionëve francezë nën urdhrat e  Mauricio Pochettinos.

“Thilo Kehrer ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai do të fillojë një periudhë izolimi dhe do t’u nënshtrohet protokolleve të përcaktuara shëndetësore”, thuhet në njoftimin e PSG-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë persona kanë vdekur dhe 562 raste të reja janë…